Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREJuventusi hidhet në sulm për Armando Brojën, por duhet të largohet një...

Juventusi hidhet në sulm për Armando Brojën, por duhet të largohet një tjetër

Juventus ka qenë shumë aktive në merkaton e kësaj vere duke bërë disa afrime të rëndësishme. Rekordmenët e Italisë tashmë janë në kërkim të një sulmuesi potent, ku së fundmi qarkullon dhe emri i Armando Brojës.

Sulmuesi i Kombëtares sonë është në pronësi të Chelsea-t dhe është në kërkim të një ekipi ku mund të ketë më shumë hapësira.

Zgjidhja për këtë lëvizje është largimi i Milik, i cili nuk është në planet e trajnerit Thiago Motta për sezonin e ardhshëm. Broja, shihet si zëvendësuesi ideal i Vlahovidc, ndërkohë që vlera e tij sipas Bluve të Londrës shkon në 25 milionë euro.

Gjithsesi bardhezinjë e kërkojnë në formë huazimi. “Tuttosport” shkruan se kalimi i bomberit shqiptar te Juventusi mund të ndodhë sapo Milik të kalojë në Turqi, ku është dhe opsioni më konkret.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME