Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREU rrëzua në tualet/ Ndërron jetë portieri 20 vjeçar i Barcelona-s në...

U rrëzua në tualet/ Ndërron jetë portieri 20 vjeçar i Barcelona-s në Ekuador

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku një futbollist i ri në moshë, vetëm 20 vjeç, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në spital, për shkak të një aksidenti banal.

Justin Cornejo, portier i skuadrës Barcelona, nga Ekuadori, nuk ia ka dalë pas disa ditësh në terapi intensive në spital, ku e kishin dërguar me urgjencë pas pasi ishte rrëzuar në tualet. 20-vjeçar, ka ndërruar jetë këtë të martë, njoftoi Barcelona, ​​nga Ekuadori.

“Asnjë fjalë apo frazë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen që ndiejmë tani. Kujtimi që na lini do të jetë ai që na jep forcën që na nevojitet për të dalë nga kjo situatë. Justin do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prehsh ne paqe mik. Të duam shumë”, lexohet në mesazhin e lëshuar në rrjetet sociale nga klubi ekuadorian.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME