Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBeleri për mediat greke: Çështjen ndaj meje do e dërgoj në Strasburg

Beleri për mediat greke: Çështjen ndaj meje do e dërgoj në Strasburg

Fredi Beleri, i cili ndodhet në Strasburg për të kryer betimin e tij si eurodeputet i “Demokracia e Re” në Parlamentin Evropian, është shprehur për mediat greke se do të çojë deri në fund dënimin e tij me dy vite burg në Shqipëri për blerje votash.

Ai ka bërë me dije se vendimin e dënimit ndaj tij do të çojë në Strasburg, duke paralajmëruar kështu “një aventurë të gjatë gjyqësore”.

“Nëse nuk më lirojnë me 2/3 e dënimit, në mes të tetorit më mbaron dënimi. Sigurisht që aventura ime gjyqësore do të marrë vite, sepse do të finalizohet në Strasburg. Do ta çoj deri në fund, besoj se është bërë një padrejtësi e madhe dhe kemi përpara një maratonë gjyqësore deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, është shprehur Beleri.

Përsa i përket minoritetit grek në Himarë, ai është shprehur se do të jenë prioritet i tij dhe se do të tregojë problemet të cilat ai pretendon se përballen me sundimin e ligjit dhe të drejtën për vetëvendosje.

“Sigurisht që do të jetë prioriteti im të tregoj problemet me të cilat përballet në lidhje me sundimin e ligjit dhe të drejtën për vetëvendosje që nuk respektohet në Shqipëri. Rezultatet e regjistrimit të fundit janë gjithçka tjetër veçse të vërteta. Të dhënat janë falsifikuar”, është shprehur ai për mediat greke.

Ndër të tjera, Beleri tha se “me mundësinë që kam në Parlamentin Europian, mund të kthej në qendër të vëmendjes dhe të evidentoj në të gjithë Europën problemet me të cilat përballet minoriteti grek si dhe qytetarët shqiptarë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME