Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREUnited befason Real Madrid e PSG: 63 milionë euro i sigurojnë 18...

United befason Real Madrid e PSG: 63 milionë euro i sigurojnë 18 vjeçarin Yoro

Manchester United është gati të shtojë një tjetër talent të pastër në organikën e tij: Leny Yoro, qendërmbrojtësin francez që do të mbushë 19 vjeç në nëntor. Djajtë e Kuq, sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, janë një hap larg marrëveshjejes me Lille, klubi në të cilin djaloshi u rrit sportivisht dhe spikati me talentin e tij. Manchester United në këtë pikë nuk ka dyshime për të ardhmen e madhe të mbrojtësit, gjë që e konfirmojnë 63 milionë euro të vendosura në tavolinë, pa bonuse.

E kështu pas Zirkzee, përveç të rinjve tashmë të pranishëm në skuadër (Hojlund, Mainoo, Garnacho), Ten Hag po përgatitet të mirëpresë një yll të ri potencial të së ardhmes. Yoro është në fakt një talent i ndjekur dhe i kërkuar nga shumë klube elitar, sepse paraqitjet e tij me Lille nuk kanë kaluar pa u vënë re. Pas debutimit të tij në vitin 2022, Yoro filloi të fitonte gjithnjë e më shumë hapësirë, derisa u bë titullar i rregullt dhe pikë kyçe e mbrojtjes së ndërtuar nga Fonseca, tani te Milan, i cili në sezonin e fundit mes kampionatit dhe Conference League praktikisht nuk hoqi kurrë dorë prej tij.

Performanca e shkëlqyer, madje, i lejoi mbrojtësit të ri të përfundonte në formacionin më të mirë të Ligue 1 sezonin e fundit. Nuk është rastësi që, për ta marrë atë, United duhej të mposhtte konkurrencën e PSG dhe Real Madrid. Një detyrë veçanërisht e vështirë, veçanërisht sepse Blancos ishin destinacioni i preferuar i Yoro. Klubi i Perez, megjithatë, ofroi rreth 10 milionë euro më pak se Djajtë e Kuq. E tani, mbrojtësi premtues 18-vjeçar është gati të fluturojë për në Mançester

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME