Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedKëlliçi lë në SPAK dokumentin, “Mazniku është pronari tjetër i 5D”

Këlliçi lë në SPAK dokumentin, “Mazniku është pronari tjetër i 5D”

Belind Këlliçi ka lënë në dyert e SPAK një dokument që mban firmën e Arbjan Maznikut gjatë kohës kur ky ishte nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Dokumenti dëshmon për një marrëveshje të bashkisë së Tiranës me kompaninë e drejtorëve të arrestuar të bashkisë “V.A.S Konstruksion”. Firma e Maznikut tregon se ky është pronari tjetër i kompanisë “5D” u shpreh Këlliçi, i cili sulmoi edhe prokurorët e SPAK duke i quajtur kolegë të Erjon Veliajt.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Sot organizata partnere e “Rilindjes”, drejtuar nga Altin Dumani po zbaton porosinë e radhës së kolegut të tyre, hajdutit Erion Veliaj, duke thërritur në SPAK, Arbjan Nusret Maznikun.

Sipas vendimit të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho nuk gjente dot, se kush ishte titullari që kishte firmosur tenderat e kompanisë së Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Konstruksion.

Jam sot përpara jush për të ndihmuar kolegët e Erionit. Ky dokument që shihni, është Akt-Marrëveshja e firmosur mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 5D, dikur e quajtur V.A.S Konstruksion.

Kjo Akt-Marrëveshje u firmos me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, me justifikim e dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Kjo Akt-Marrëveshje kriminale është firmosur nga vetë Arbjan Mazniku në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor.

Të nderuar qytetarë,

Me sa duket kolegët e Erionit, nuk e shohin pronarin tjetër të 5D, i cili jo vetëm ka firmosur këtë marrëveshje, por e ka shtyrë afatin e saj disa herë, për të favorizuar kompaninë 5D dhe pazaret e tjera për ndërtimet e radhës.

Këtë Akt-Marrëveshje autentike po ia u lëmë sot kolegëve të Erionit përpara zyrave të tyre, që të kuptojnë se tentativa e tyre për amnistimin e Erion Hajdut Veliajt dhe Arbjan Nusret Maznikut, do të dështojë me sukses të plotë.

Ju faleminderit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME