Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024

Pasaporta e Singaporit është emëruar si dokumenti më i fuqishëm i udhëtimit në botë në një renditje tremujore të pasaportave me ndikimin më të madh ndërkombëtar.

Për 19 vitet e fundit, Indeksi i Pasaportave Henley, krijuar nga firma këshilluese me bazë në Londër, Henley & Partners, ka gjurmuar liritë globale në 227 vende dhe territore në mbarë botën, duke përdorur të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror. IATA).

Pasaportat e radhës që i afrohen fuqisë globale të Singaporit janë ato të Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, të cilat së bashku mbajnë vendin nr.2 dhe qytetarët e të cilëve mund të gëzojnë udhëtimin pa viza në 192 destinacione.

Më pas, në vendin e tretë në renditje, vijnë Koreja e Jugut, Suedia, Finlanda, Austria, Irlanda, Luksemburgu dhe Holanda, të cilat të gjitha kanë privilegjin e udhëtimeve pa probleme në 191 destinacione.

Mbretëria e Bashkuar, e cila në vitin 2014 mbante vendin e parë së bashku me Shtetet e Bashkuara, është në vendin e katërt (190 destinacione), krahas Zelandës së Re, Norvegjisë, Belgjikës, Danimarkës dhe Zvicrës.

Australia dhe Portugalia ndajnë vendin nr.5 (189 destinacione) ndërsa SHBA-ja ka rënë në vendin e tetë, me akses pa viza në 186 destinacione modeste.

Shqipëria dhe rajoni

Poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende, një përmirësim me 5 pozicione, dhe 6 destinacione krahasuar me indeksin e një viti më parë (Q2 2023)

Në krahasim me rajon mbajtësit e pasaportës shqiptare kanë më pak destinacione në dispozicion.

Serbia renditet në vendin e 34-të me 140 destinacione, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në vendin e 41 me 128 destiancione.

Ndërsa Kosova ka përmirësim të ndjeshëm në renditjeje, nga vendi i 92 një vit më parë, tani renditet në vendin e 63 me 79 destinacione, 37 destinacione më shumë.

Ndërsa Kosova në vendin e 94 me 42 destinacione.

Zgjerimi i hendekut

Ndërsa numri magjik i Singaporit prej 195 është një rekord i lartë si për Singaporin ashtu edhe për renditjen, në skajin më të ulët qëndron Afganistani, i cili prej kohësh renditet si pasaporta më e dobët në botë sipas indeksit, por tani qytetarët e tij mund të udhëtojnë vetëm në 26 vende pa viza – rezultati më i ulët i regjistruar në historinë e indeksit prej gati dy dekadash.

“Numri mesatar global i destinacioneve që udhëtarët mund të kenë akses pa viza është dyfishuar nga 58 në 2006 në 111 në 2024. Megjithatë, hendeku global i lëvizshmërisë midis atyre në pjesa e sipërme dhe e poshtme e indeksit tani është më e gjerë se sa ka qenë ndonjëherë.”, tha Christian Kaelin, kryetar i Henley & Partners.

Gati pesë miliardë njerëz do të ngrihen në qiell këtë vit, me 39 milionë fluturime, sipas vlerësimeve të IATA. Megjithatë, kostoja reale e udhëtimit ajror ka rënë me mbi një të tretën, thotë drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh, me fitimin e linjave ajrore për pasagjer tani mesatarisht në pak më shumë se 6 dollarë.

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2024

  1. Singapor (195 destinacione)
  2. Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Spanja (192)
  3. Austria, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Koreja e Jugut, Suedia (191)
  4. Belgjika, Danimarka, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar (190)
  5. Australi, Portugali (189)
  6. Greqi, Poloni (188)
  7. Kanada, Çeki, Hungari, Maltë (187)
  8. Shtetet e Bashkuara (186)
  9. Estonia, Lituani, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)
  10. Islanda, Letonia, Sllovakia, Sllovenia (184)./ Monitor
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME