Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedPranga 24 vjeçarit, vidhte makina dhe i shiste (vidio)

Pranga 24 vjeçarit, vidhte makina dhe i shiste (vidio)

Fier – Policia arreston Merkos Berberaj, vidhte makina dhe i shoste. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një jave hetime me metoda speciale, operacioni i koduar “The Robber”.

Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohen 2 automjetet e vjedhura.

Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit nga një shtetase, se i kishin vjedhur automjetin që kishte në përdorim, kanë kyer hetimet me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “The Robber”, u ndalua shtetasi Markos Berberaj, 24 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Markos Berberaj, gjatë një jave, ka vjedhur 1 automjet, të cilin e ka shitur në fshatin Barbullinjë, ndërsa automjetin tjetër e ka marrë me qira në Fier, me qëllimin për ta shitur në Sarandë.

Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, në momentin që do shiste automjetin, në një servis në Sarandë, dhe më pas arrestimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME