Chelsea transferon një portier tjetër, pasi Robert Sanchez nuk ka bindur. Drejtuesit e klubit londinez u vunë në lëvizje për të garantuar një portier të përshtatshëm për trajnerin e ri italian që pasoi Mauricio Pochettinon dhe ky është Filip Jørgensen.
Portieri i lindur në vitin 2002 në Lomma të Suedisë, por i natyralizuar danez, 1.90 metra i gjatë, do të merret nga Villareali. Gazetari i njohur Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja mes klubeve është mbyllur: Chelsea do t’i paguajë 24.5 milionë euro klubit spanjoll për nënshkrimin e portierit të talentuar 22-vjeçar, me një marrëveshje afatgjatë.