Pas vitesh të tëra lëvdatash e serivlosjesh publike, duke e quajtur Edi Ramën nga burrë shteti e deri Skëndërbe, Elisa Spiropali më në fund e ka bindur Skëndërbeun e saj ti japë një post të rëndësishëm shtetëror.
Nga kongresi i PS-së, kryeministri Edi Rama propozoi emrin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin si kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
“Do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme t’i japim besimin tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit”, u shpreh Rama para delegatëve të Kongresit të PS.
Rama tha gjithashtu se Bledi Çuçi, kryetar i grupit parlamentar socialist do të propozohet për postin e nënkryetarit të Parlamentit.
Ndërsa në vend të Çuçit si kryetar i grupit parlamentar shkon Niko Peleshi, aktualisht ministër i Mbrojtjes.