Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama sulmon opozitën dhe bën për “ujë të ftohtë” deputetët

Rama sulmon opozitën dhe bën për “ujë të ftohtë” deputetët

E ka katandisur PD në një çisternë të ndryshkur ”- Rama thumbon Berishën: Helmon përditë turmën e tij të tkurrur, faji ynë është se…
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongres u ndal edhe tek opozita, duke shigjetuar kreun e saj, Sali Berisha, për të cilin tha se e ka katandisur PD si çisternë të ndryshkur.

Sipas Ramës, “faji ynë është se jo vetëm, nuk e kemi bërë dot dallimin e bartësit të konfliktit, por as nuk e kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur por ta bërë të qartë këtë dallim të domosdoshëm”.
“E ka katandisur PD në një cisterne të ndryshkur helmi që nuk i bën më asnjë punë as dreqit të vet, I njëjti që e ndot ajrin e jetës politike, duke çoroditur këtë që thith atë ajër.
I njëjti që helmon përditë turmën e tij të tkurrur si një sy i verbuar nga drita. Faji ynë është se jo vetëm, nuk e kemi bërë dot dallimin e bartësit të konfliktit, por as nuk e kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur por ta bërë të qartë këtë dallim të domosdoshëm.

Jeta parlamentare nuk është vetëm arena e seancave, as nuk nis dhe mbaron dhe dhomat e grindjeve të komisionit.
Karrigia dhe tryeza e kuvendit janë për tu ulur për vendimmarrjen. Por detyrat e deputetit maten me km e ecur në këmbë, aty tek zgjedhësit”, tha Rama.

Rama bën për “ujë të ftohtë” deputetët: Nuk e kanë përmbushur as minimumin etik! Dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua! Në parlament flasin vetëm njëherë në hënë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër disa deputetë të tij, të cilët nuk kanë bërë aq sa duhet. Për këtë, Rama u kërkoi falje të gjithë qytetarëve që i kanë besuar atyre votën.
Në fjalën e tij në Kongresin e PS, Rama tha se disa deputetë nuk kanë përmbushur as minimumin etik të paraqitjes në kohë, ndërkohë që ata paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Sipas kryeministrit, jo të gjithë janë të tillë, por tha se ka nga ata që edhe në Kuvend flasin njëherë në hënë, ndërsa tek populli shkojnë vetëm kur shkon ai.

“Dua ti kërkoj ndjesë sot atyre që deputetë nuk janë, por që kanë investuar mundin e tyre dhe kanë dhënë votën e tyre, që një grusht njerëzish të PS të jenë këtu sot si deputetë.
Dua t’u kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë të ulur mes nesh që nuk e kanë përmbushur as minimumin etik të paraqitjes në kohë dhe në cdo kohë në detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë as sa shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalien në popull vetëm për të më shoqëruar mua, apo që shkojnë në organizatat e partisë për të bërë një foto prezence.
Dua të kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri kur trokasin nëpër zyrat e shteti për punët e tyre dhe familjes së tyre.
Apo edhe për ata deputetë që kur kanë zbritur në sallë duken vetëm njëherë në hënë dhe flasin sikur kanë ardhur nga hëna. Ndërsa takimet me njerëzit i bëjnë me njëri tjetrin.
Një ndjesë të veçantë edhe për disa që u është bërë ves që të bëjnë komentatorin e kolegëve”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga Kongresi Zgjedhor i PS, foli mes të tjerash edhe në lidhje me votën e diasporës.
Ai u shpreh se sot ndihet i lehtësuar që pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, mundësohet edhe vota e shqiptarëve të cilët jetojnë jashtë vendit.
“Kurrë nuk është vonë për të vënë në vend një të drejtë për shqiptarët në botë
U them sot i lehtësuar Bujrum, Shqipëria është vendi ynë për të votuar. Nëse nuk vini këtu dërgojeni votën me postë për të vendosur bashkë kush duhet ti drejtojë punët e shtëpisë tonë të përbashkët”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME