Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti në Levan - Tepelenë, një i vde*ur (vidio)

Aksidenti në Levan – Tepelenë, një i vde*ur (vidio)

Fier – Aksident me pasojë vdekjen e një personi drejtues mjeti tip Benz ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të Kafarajt. Automjeti ka qën me sens drejtimi nga Tepelena për në Fier.

Burime policore bëjnë me dije se një automjet tip Benz ka dal nga rruga e për pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje kanë shkuar grupi i ekspertëve dhe qarkullimit rrugor per të përcaktuar shkaqet e aksidentit, gjithashtu dhe një automjet zjarrfikës ka shkuar për të pastruar rrugën pas ekspertizës që të bëj të mundur lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Y., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME