Kampionati Europian U-19 për vajza që po zhvillohet në Lituani ka mbërritur në momenti kulminant ku të mërkurën do të zbulohen dhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe.
Angli- Spanjë dhe Holandë-Francë janë dy gjysmëfinalet e Kampionatit Europiani U-19 për vajza, teksa UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat e ndeshjes për dy superfida. Drejtësi në takimin Holandë-Francë do të vendosë arbitrja shqiptare Emanuela Rusta. Asistentet e saj do të jenë Fie Bruun dhe Giulia Tempestilli. Ndërsa në rolin e arbitres së katërt është emëruar Silvia Gasperotti.
Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta ka gjykuar disa ndeshje në arenën europiane ku vlen për t’u veçuar takimi SL Benfica W- Barcelona W, në UEFA Women’s Champions League si edhe ndeshja Zvicër-Hungari, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatin Europian për vajza. Ndërsa të mërkurën për herë të parë do të vendosë drejtësi në një sfidë gjysmëfinale ku do të përcaktohet se kush ekip Holanda apo Franca do të kalojë në finalen e madhe të Kampionatit Europian U-19 për vajza.
Gjysmëfinalja Holandë-Francë e vlefshme për Kampionatin Europian U-19 për vajza do të luhet të mërkurën më datë 24 korrik, në ora 17:00, në stadiumin “Darius & Girenas Stadium” në Lituani.