Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDule nga Himara: Rezultati do jetë i manipuluar, Tavo shtoi votuesit!

Dule nga Himara: Rezultati do jetë i manipuluar, Tavo shtoi votuesit!

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka renditur një sërë parregullsish për votimet e të dielës në një prononcim për gazetarët në Himarë.

Dule e quajti procesin zgjedhor absurd, pasi sipas tij “de jure” Fredi Belerit nuk i është hequr ende mandati i deputetit, meqënëse nuk është mbyllur procesi i ankimimit.

“Më lejoni njerëzisht t’ju flanderoj për mundin dhe sakrificën tuaj për të ndjekur procesin zgjedhor. Është procesi zgjedhor më absurd i mundshëm që mund të ndodhë. Mbështetet në një dekret presidencial që është ankimuar nga PBDNJ dhe ende nuk ka një vendim të formës ë prerë në lidhje me kushtetutshmërinë. Himara do të gdhihet me dy kryebashkiakë të zgjedhur, mandatit i Belerit nuk është i ndërprerë konform ligjit. Është për t’u gjykuar ankimi në KAS i PBDNJ dhe njëkohësisht i Belerit, ankime konform legjislacionit në fuqi” u shpreh Dule.

Sipas kreut të PBDNJ një tjetër faktor që do të çojë në deformimin e rezultatit është shtimi fiktiv i votuesve nga qytete të tjera drejt Himarës.

“Nga ana tjetër, që para nisjes së fushatës zgjedhor, kandidati u mazhorancës Tavo, me zë dhe figurë, pohoi publikisht se ai ka transferuar gjendjen civile të disa qytetarëve që nuk janë banorë të bashkisë së Himarës, me qëllim që të mbrojë votën e tij. Në cilat parime kushtetuese mbështetet ky veprim? Kanë 311 zgjedhës që janë shtuar në listat e zgjedhjeve të sotme, krahasuar me listat e majit 2023. Në zgjedhjet e vitit 2023 lista e zgjedhësve, krahasuar me ato të 2021, ishte pakësuar me 3 zgjedhës, ndërsa nga 2023 në 2024 është shtuar në mënyrë artificiale me 311, ku 93 ka indicie se kanë transferuar gjendjen civile pasi presidenti kishte dekretuar datën për zgjedhje.

Shkeljet janë kallëzuar në SPAK nga Gjikuria, dhe nuk kemi asnjë veprim nga ana e SPAK. Po ashtu kandidati i PS pohoi me zë dhe figurë se ka shpërndarë 1200 tituj pronësie, dhe në sirtarët e kadastrës janë dhe 600 të tilla për t’u shpërndarë. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim të drejtësisë.

Në këto zgjedhje, mbi 6 mijë zgjedhës, u provohet e drejta kushtetuese e zgjedhjes, me mos nxjerrjen e vendimit përkatës nga qeveria, për të votuar me mjete identifikimi që u ka kaluar data e skandencës.

Janë mbi 600 qytetarë që u është referuar pjesëmarrja. Këto zgjedhje janë vazhdim i zgjedhjeve të 2023, dhe për rrjedhojë, duke qenë i njëjti mandat nuk duhej vendim i ri, ishte i mjaftueshëm ai i 2023. Por në mënyrë arbitare, u privohet e drejta e zgjedhjeve.

Me 311 zgjedhës të importuar nga Tavo në Himarë, plus 600 që janë privuar, kandidati i PS ka hyrë në këtë proces zgjedhor me 1000 vota plus me kandidatin e PD

Dëshirojmë të theksojmë se në lidhje me kartat dhe pasaportat, kompania e pordhimit ka marrë qindra kërkesa për rinovim, por ka ndjekur politika selektive”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME