Avokat Ermal Hamataj në cilësinë e kryetarit të Dhomës Avokatisë Fier nëpërmjet rrjetit social facebook ka pohuar se avokatët në Fier janë pro përfundimit të bojkmotit dhe spjegon arsyet përse janë pro.
Në një kontakt me avokat Hamataj ai ka pohuar për ALB365 se të hënën janë në punë.
Hamataj pohoi se në bojkotin e tyre nuk i mbështeti askush veç medias. Nuk i ka mbështetur asnjë qytetar, intelektual, kryebashkiak apo dhe të ndonjë kategorie tjetër.
Dhoma E Avokatisë Fier
Me cilësinë e Kryetarit të Dhomës Fier, sqaroj kolegët dhe opinionin si më poshtë:
Disa Dhoma Vendore, me vendime lokale, kanë
vendosur të vazhdojnë bojkotin e seancave
gjyqësore.
Nuk komentoj vendimet e tyre, të mira ose të gabuara, pasojat ose frytet do ti vjelin vetë ata.
Sa i përket Dhomës Vendore Fier, unë si Kryetar i saj, kam shprehur qëndrimin tim PRO përfundimit të bojkotit për këto arsye :
- Dhoma Vendore Fier, nuk kishte Gjykatë
Administrative dhe smund ta ketë pasi mungon infrastruktura, nuk ka objekt të destinuar.
Mundësia që kjo gjykatë të transferohet nga
Vlora
në Lushnje, nuk e dëmton Dhomën Fier, përkundrazi, pasi Lushnja do jetë “Rreth Gjyqësor
Fier”. – Dhoma Vendore Fier dhe avokatët e saj mund
të
fitojnë aksesin dhe dhënien e shërbimit te mbi
200.000 banor të tjerë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje nuk do të ekzistoj më, e për rrjedhoj këta qytetar do e marrin shërbimin
vetëm
nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier.
- Dhoma Vendore Fier, nuk kishte Gjykatë Apeli dhe
nuk mund ta ketë pasi mungon infrastruktura, nuk
ka objekt të destinuar. Mungesën e infrastrukturës nuk e zgjidhë Dhoma Vendore por KLGJ, Ministria e Financave
dhe Bashkia Fier.
Sa kohë këto institucione nuk shqetësohen për këto mungesa, nuk është detyrë e Dhomës as të ushtroj presion e as ti siguroj. Ata janë votuar për interesat e qytetarve, unë për
interesat e avokatëve, e për më tepër nuk bëhem
patericë e asnjë partie…!
Të nderuar koleg të Dhomës, për 4 ditë përveç klientëve tanë, që na mirëkuptuan, qytetarët në masë treguan mospërfillje totale për problemet e ngritura nga avokatët.. Nëse ata nuk e paskan problem faktin se
gjyqësori po ju largohet, avokatët s’kanë pse ta
kenë problem sa kohë “nuk paguajnë për shërbimet e avokatit”.
Të Hënën avokatët e Dhomës Fier janë në shërbim të klientëve të cilët kanë paguar dhe
nuk duhet t’ju svarriten proceset edhe për
shkakun tonë.
Av.Ermal HAMATAJ.