Bordi i Transparencës ka ndërhyrë sërish në çmimin e karburanteve vetëm 24 orë pasi vendosi rekordin prej 265 lekësh për 1 litër naftë në shitjen me pakicë në treg.
Sipas vendimit të sotëm çmimi i naftës ulet me 4 lekë, ndërsa benzina me 5 lekë duke e çuar në 224 lekë për litër. Nga sot ora 18:00 Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i gazit do të shitet 74 lekë për litër.
Në një sqarim për mediat, Bordi u shpreh se subjektet mund të shesin dhe nën çmimin e përcaktuar, por jo më shumë se tavani i vendosur prej tyre.