POLITIKË
Vota e diasporës/ Rama nis për Greqi Ballukun, Çuçin e Kumbaron
Këtë fundjavë një pjesë e drejtuesve politikë të PS do të udhëtojnë jashtë vendit, në ato shtete ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh, si në Greqi dhe Itali.
Mësohet se në Greqi do të udhëtojnë Belinda Balluku, Bledi Çuçi e Mirela Kumbaro si dhe kryetarët e bashkive, Vlorë, Fier e Gjirokastër.
Ata do të zhvillojnë takime në Athinë me shoqatat e emigrantëve dhe strukturat e PS në emigracion. Kujtojmë që ky takim përkon edhe me nisjen e regjistrimit të votuesve të diasporës në platformën e krijuar nga KQZ.