POLITIKË

“Ndjesha mirë për ty” Rama nis fushatën si deputet i Shkodrës

Edi Rama ka vizituar tre investime brenda një dite në Shkodër. Ai ishte në tregun e lagjes Rus ku është vendosur një strehë e re, më pas pa nga afër rrugët dhe fasadat e lagjes Zdrale dhe në poliklinikën e re mjekësore të qytetit.

Investimet janë të pazakonta për një qytet të veriut, që në 12 vitet e fundit kannë parë pak para nga qeveritë socialiste. Por vëmëndja ndaj Shkodrës është shkuar, që kur Rama mori bashkinë në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa në 11 maj ai planifikon të jetë kandidat për deputet në këtë qytet.

Nga filmimet bien në sy qytetarët e shumtë që falenderojnë kryeministrin për projektet e reja që ka sjellë në Shkodër dhe shtrëngojnë duart me të me urimin e njohur “Ndjesha mirë për ty!”.

Por kudo në filmime duken edhe truprojat e shumta që vigjilojnë në çdo hap të kryeministrit, i cili vërtet e josh votuesin me investimet e reja, por që të jetë i sigurtë për rezultatin, i mban edhe bandat e qytetit të karikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button