TECH

Suedezi thyen me motor një rekord të Guinnessit

Një suedez theu një rekord botëror të Guinness kur arriti një shpejtësi prej 202.67 km/h (125.93 mph) ndërsa mbështetej mbi timonin dhe bënte një “wheelie”.

Magnus Carlsson, 51 vjeç, realizoi këtë manovrim me motorin “KTM 1290 Super Duke” në aeroportin Skovde të Suedisë, duke thyer rekordin për “wheelie” më të shpejtë me timon.

Carlsson arriti një shpejtësi maksimale prej 202.67 km/h, duke u bërë i pari që e thyen kufirin e 200 km/h në këtë kategori. Rekordi i mëparshëm ishte 175.785 km/h (109.228 mph) dhe ishte vendosur në vitin 2020.

“Wheelie me timon është manovrimi im absolutisht i preferuar, dhe një nga ato që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë karrierës sime”, tha Carlsson për Guinness World Records.

“Hera e parë që bëra një ‘wheelie’ me timon ishte në vitin 1992. Tre vjet më vonë, bëra një përpjekje për rekord në aeroportin Skövde në Suedi. Meqenëse disa rekorde të ‘wheelie’ me timon janë dokumentuar nga Guinness World Records gjatë viteve, desha të bëja një përpjekje ndërsa ende kisha motorin dhe aftësitë për të thyer kufirin e 200 km/h”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button