Beyoncé dhuron 2.5 milionë dollarë për viktimat e zjarrit në LA
Beyoncé dhuroi 2.5 milionë dollarë përtë mbështetur viktimat e zjarrit në zonën e Los Angeles-it.
“Los Angeles ne jemi me ju”, ka shkruar fondacioni i bamirësisë së këngëtares “Cuff It”, BeyGOOD, një postim në Instagram për kontributin e madh.
“BeyGOOD po ndërmerr veprime duke shpallur Fondin e Ndihmës nga Zjarri në LA me një donacion prej 2.5 milionë dollarësh.”
“Fondi është destinuar për të ndihmuar familjet në zonën Altadena/Pasadena që humbën shtëpitë e tyre dhe për kishat dhe qendrat komunitare për të adresuar nevojat imediate të atyre që janë prekur nga zjarret.”
Organizata jofitimprurëse, të cilën Beyoncé e themeloi në vitin 2013, e përfundoi postimin e saj duke shpërndarë një link në mënyrë që të tjerët të mund të mbështesin familjet e prekura dhe “të mësojnë më shumë rreth misionit të BeyGOOD”.
Disa fansa duartrokitën këngëtaren 43-vjeçare të “Drunk In Love” për aktin e saj bamirës në pjesën e komenteve të postimit. “Dhe ajo nuk hyri në internet duke iu lutur fansave për paratë e tyre. Ajo i nxori nga xhepat e saj. Sjellja e mbretëreshës”, ka shkruar një përdorues. “BeyGOOD shfaqet gjithmonë kur nevojitet,” shtoi një tjetër.
Lajmi për dhurimin e Beyoncé vjen disa ditë pasi nëna e saj, Tina Knowles, zbuloi se ajo humbi shtëpinë e saj në Malibu nga zjarret shkatërruese të LA.
“Kjo është ajo që po shikoja në ditëlindjen time fundjavën e kaluar nga shtëpia ime e vogël në Malibu! Ishte vendi im i preferuar, vendi im i shenjtë, vendi im i lumtur. Tani është zhdukur!!”,shkroi ajo.
Disa yje kanë humbur shtëpitë e tyre në zjarret e LA, duke përfshirë Paris Hilton, Miles Teller, Jhené Aiko dhe Heidi Montag dhe Spencer Pratt.
Qindra mijëra njerëzve u është dashur të evakuohen nga zona për shkak të përhapjes së flakëve, të cilat që atëherë kanë marrë jetën e të paktën 24 personave.