Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPD nis mbledhjen e firmave, kërkonë heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës

PD nis mbledhjen e firmave, kërkonë heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës

Agron Shehaj u shpreh sot se grupi parlamentar i PD-së do të mbledhë firmat për të kërkuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka.

Duke folur në një konferencë për mediat, deputeti Shehaj tha se faktet provojnë që ajo ka shfrytëzuar mandatin për të përfituar tokë shtetërore në përdorim në jug të vendit për të ngritur një resort buzë detit.

“Jemi duke mbledhur firmat për të bërë kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Pronat janë të gjitha këto që kemi shfaqur. Nuk kemi të bëjmë me një “shpjegim” të sajuar, apo deklarata politike, por kemi të bëjmë me fakte dhe dokumente. Në fund fare është ministrja ajo që ka përfituar pronën në përdorim”, tha Shehaj.

Argumentet e Shehajt 

29/03/2021- Bashkëshorti i Xhaçkës Investitor Strategjik

Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania “AG.TÇ” SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite.

25/06/2021- Krijohet kompania e kunatës së Xhaçkë

Për të shmangur formalisht shkeljen e ligjit, krijohet kompania “AGTÇ HOTEL MANAGEMENT”, në pronësi të kunatës së ministres Xhaçka, shtetases amerikane znj. Sutton, e cila prej vitesh jeton në Tiranë dhe bashkëjeton me vëllain e ministres Xhaçka.

15/07/2021 Kunata e Xhaçkës Investitore Strategjike

Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike.

02/03/2022- Kunata e Xhaçkës merr pronën publike në përdorim

Qeveria Rama i jep familjes Xhaçka tokën në bregdet në perdorim në shkelje të nenit 70 të Kushtetutës që ndalon çdo përfitim për deputetët nga pasuria e shtetit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME