Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo do të publikojë ditën e shtunë listën e lojtarëve, të cilët do të grumbullohen në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026.
Në orën 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të zhvillohet konferenca për mediat ku Silvinjo do tju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me emrat e thirrur, por edhe për synimet e këtij kapitulli të ri. Pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre, kuqezinjtë do të nisin grumbullimin ditën e hënë në “Shtëpinë e Futbollit”.
Rikujtojmë që Kombëtarja ndodhet në Grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Padyshim që Anglia është favoriti kryesor për kreun, ndërsa Shqipëria do ta nisë nga “Uembli” këtë rrugëtim.
Prej 2 shtatorit e grumbulluar ne Tirane, kombëtarja shqiptare do të fillojë garëne vlefshme për UEFA Nations League me dy ndeshje ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Tashmë trajneri Silvinjo ka publikuar listën me 24 lojtarë të grumbulluar. Për sa i përket portës janë Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në…
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista zyrtare me futbollistët e grumbulluar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” do të bëhet publike të hënën më datë 27 maj, në orën 16:00. Në të njëjtën orë trajneri Silvinjo do të dalë…
Moldavia dhe Ishujt Faroe janë dy kundërshtarët e fundit të Kombëtares shqiptare në fushatën e ndeshjeve kualifikuese, të vlefshme për një vend në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë nisin grumbullimin zyrtarisht të hënën e 13 tetorit, teksa trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka thirrur plot 24 lojtarë për këto…