MAGAZINË

Rama u çon pica patronazhistëve: Ministrit mos i jepni se është shëndoshur

Kryeministri Edi Rama ka shumëfishuar daljet në TV me afrimin e zgjedhjeve të 11 majit.  Edhe pati një sërë takimesh në Tiranë, Lushnje dhe Fier gjatë gjithë ditës, me t’u kthyer në kryeqytet ai u ndal në zyrën e Shtabit Elektoral të Njësisë 1.

Në një mbledhje që e paraqiti si të improvizuar e prisnin në fakt edhe ministrat Ogerta Manastirliu dhe Ervin Hoxha. Edhe pse kishte marrë pica me vete, këtë të fundit e përjashtoi nga pjesa. “Ervinit mos i jepni, se Ervini është shëndoshur” – tha Rama.

Aty foli sërish për platformën Tiktok ku tha se do mbyllet brenda 10 ditësh derisa kjo platformë të plotësojë kriteret e vendosura nga qeveria për filtrat mbrojtës dhe njohjen e gjuhës shqipe.

“Apo do çlironi Tiktokun? Ne nuk e kemi mbyllur përgjithmonë, por për të garantuar disa filtra mbrojtës për fëmijët dhe për ju dhe po punojmë me kompaninë. Ne u thamë nuk do e hapim nëse nuk do ketë filtra dhe njohjen e gjuhës shqipe.

Ata na kanë thënë do vijmë me një propozim konkret. Unë u kam thënë që nuk mjafton, duhet ta shohin njerëzit që diçka do ndryshojë. Kur të jenë gati po na e dhanë këtë garanci do e hapim. Tani ka filluar mbyllja. Nuk do bëhet menjëherë por çdo ditë i ngushtohet gryka derisa brenda 10 ditësh mbyllet fare” – u shpreh kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button