AKTUALITET

Tragjedia në Elbasan/ Policia sqaron mbytjen në Shkumbin të vëllezërve 7 dhe 9 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Labinot – Fushë të Elbasanit, ku 2 vëllezër të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

Policia sqaron se të miturit, 7 vjeç dhe 9 vjeç, kanë qenë duke ruajtur disa bagëti me një person të rritur dhe në një moment janë shkëputur për t’u larë në lumin Shkumbin, rryma e të cilit i ka marrë me vete

Trupat e pajetë të 2 të miturve janë gjetur disa metra poshtë vendit ku dyshohet se u futën për t’u larë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes duke marrë dëshmi dhe mbledhur të dhëna me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

“Në fshatin Labinot fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër). Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore”,- njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button