MAGAZINË

Katy Perry dëshmon në gjyqin për vilën 15 milionë dollarëshe

Katy Perry dha së fundmi dëshminë e saj në gjyqin  për vilën luksoze në Montecito të Kalifornisë, e blerë për 15 milionë dollarë në vitin 2020. Përballë saj qëndron Carl Westcott, një veteran 85-vjeçar amerikan, i cili pretendon se ka qenë në gjendje të rënduar mendore kur nënshkroi kontratën për shitjen e pronës.

“Mirë që më në fund doli ‘Shtriga e Keqe nga Perëndimi’,” tha Chart Westcott për New York Post pas dëshmisë së këngëtares. Ai dhe vëllai i tij, Court, u shprehën të zhgënjyer nga qëndrimi i Perry-t, duke e quajtur “të ftohtë, të llogaritur dhe të paqëndrueshme.”

“Vetëm sepse di të mbash qëndrim, nuk do të thotë se meriton duartrokitje,” shtoi Court Westcott, ndërsa i qëndron pranë babait të tij, i cili është në shtrat dhe vuan nga sëmundja e rëndë neurologjike Huntington.

Gjatë dëshmisë, këngëtarja e hitit Last Friday Night, tha se e konsideron ish-partnerin e saj Orlando Bloom si “familje përjetë”, por nuk sqaroi nëse janë ende bashkëfinancues në pronën luksoze pas ndarjes së tyre në qershor.

Familja Westcott kundërshtoi pretendimet e saj, duke thënë se blerja u krye përmes një LLC në emrin e Bloom dhe jo personalisht nga këngëtarja – duke vënë në dyshim përfshirjen e saj reale financiare në blerje.

Në fazën e parë të gjyqit, gjykata vendosi që Carl Westcott nuk dha prova bindëse se ishte në gjendje të paaftë mendore kur nënshkroi marrëveshjen në qershor 2020. Ai ishte “koherent, i angazhuar dhe racional”, deklaroi gjykatësi, duke e shpallur Katy Perry pronaren e ligjshme të vilës.

Këngëtarja më pas ka kundërpaditur Westcott-in për pothuajse 6 milionë dollarë dëmshpërblim, për shkak të humbjes së të ardhurave nga qiraja dhe defekteve strukturore në pronë.

Chart Westcott e akuzoi këngëtaren për mungesë respekti ndaj gjykatës, duke përmendur se ishte paraqitur me veshje të ngjashme me pizhamet dhe se dukej “si robot i stërvitur”. “Ajo i sheh të gjithë njerëzit si më pak të rëndësishëm. Jemi thjesht lodrat e saj,” shtoi ai.

Në një moment emocional, Chart deklaroi se nuk dëshiron të ketë asnjë komunikim me Perry-n:
“Nëse do flisja me Katheryn Hudson – emri i saj i vërtetë – ndoshta do të isha i interesuar. Por ajo s’është më aty. Hollywood-i ia ka ngrënë shpirtin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button