Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDel nudo në rrugët e Tiranës, policia ndalon dhe dërgon në spital...

Del nudo në rrugët e Tiranës, policia ndalon dhe dërgon në spital 37 vjeçarin

Sot në rrjetet sociale është publikuar fotoja e një personi, i cili shfaqej nudo në rrugët e Tiranës. Ndërkohë, policia në një njoftim sqaron se personi është arrestuar, teksa vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Madje, 37-vjeçari ka dhunuar familjarët e tij dhe më pas është larguar i zhveshur nga banesa.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas i zhveshur, ju sqarojmë se:

Sot rreth orës 12:55, është marrë njoftim se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas, i cili vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor, ka dhunuar familjarët e tij dhe është larguar nga banesa i zhveshur.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar menjëherë dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME