AKTUALITET
Makina përplas një person në vijat e bardha

Fier – Një aksident me pasojë një të dëmtuar ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fier.
Një automjet ka përplasur një këmbësor rreth të 60-tave në vijat e bardha.
Gazetari i Syri tv Xhemil Beharaj, njofton se, aksidentet në vijat e bardha janë kthyer në problematikë shqetësuese në Fier.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Ky është një rast i përsëritur i përplasjeve të këmbësorëve nga automjetet në vijat e bardha, ku ka patur edhe raste fatale.








