OP/ AN
Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushtetit

Shqipëria është vendi ku, mijëra qytetarë presin me dekada për të marrë pronën, disave që u soset durimi gjyqeve, sorollatjeve nëpër institucione, zgjedhin hakmarrjen, shkrepin armën, ndaj të afërmve, fqinjëve, së fundi, edhe ndaj një gjyqtari brenda gjykatës, në mes të Tiranës.
Shqipëria është vendi ku, vrasësi i gjyqtarit pret me duar në xhepa Policinë e Shtetit brenda oborrit të gjykatës.
Shqipëria është vendi ku, qytetarëve u duhet të presin sa të kenë frymë, për të marrë një certifikatë pronësie, për ta pasur njësoj si certifikata e vdekjes.






