Dramë në Ballsh, Vllaznia fiton falë një autogoli.

Një ndeshje plot emocione dhe tension është zhvilluar në Ballsh, në duelin e javës së 7-të të kampionatit shqiptar, ku Bylisi u përball me Vllazninë.
Pjesa më e madhe e takimit u karakterizua nga luftë në mesfushë dhe pak raste për shënim, ndërsa emocionet shpërthyen në minutat e fundit.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi 7 minuta para përfundimit, kur mbrojtësi i Bylisit, Peralta, goditi gabimisht topin në portën e tij, duke i dhënë epërsinë shkodranëve.
Në minutat shtesë, vendasit arritën të barazonin, por pas një rishikimi të gjatë nga sistemi VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje, vendim që shkaktoi zemërim dhe protesta nga lojtarët dhe tifozët e Bylisit.
Me këtë fitore, Vllaznia ruan kryesimin e renditjes me 16 pikë, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e shtatë me 6 pikë të grumbulluara.









