AKTUALITET

Tirana zien për thirrjen e SPAK, Belinda Balluku ikën në Zvicër

Ndërkohë që e gjithë Tirana zien për fletë-thirrjen që SPAK i ka dërguar në zyrë për ta marrë në pyetje, Belinda Balluku ka publikuar një video nga një tren në Zvicër, ku po udhëton nga Zyrihu në Bernë. Qëllimi është një takim me ministrin për transportin dhe energjinë në Zvicër. Bashkë me të është edhe një delegacion nga ministria e infrastrukturës dhe qëllimi është shkëmbimi i eksperiencave për trenin nga Tirana në Durrës. Mbetet për t’u parë nëse Balluku do të kthehet deri të hënën në Tiranë apo do ta shmangë marrjen në pyetje në SPAK, ashtu siç lajmëroi PD. Zvicra është vendi që zgjodhi për të jetuar edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button