Zjarr i përmasave të mëdha në fushën e Lazaratit, ndërhyjnë 3 grupe zjarrfikësish

Një vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në fushën e Lazaratit, në Gjirokastër, duke alarmuar shërbimet zjarrfikëse.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes u nis grupi i shërbimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër. Pas mbërritjes në terren, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin marrë përmasa të konsiderueshme dhe kërkohej ndërhyrje e menjëhershme për të parandaluar përhapjen e tyre.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan 3 grupe zjarrfikëse, të cilat punuan për izolimin e vatrës dhe vendosjen e situatës nën kontroll.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri është izoluar dhe aktualisht ndodhet nën kontroll.
Shërbimet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve.







