AKTUALITETTOP-NEWS

U qëllua me armë zjarri në fshatin Gjorm, ndërron jetë nga plagët 35-vjeçari nga Levani.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gjorm të Bashkisë Selenicë, ku një i ri është vrarë me armë e zjarrit. Viktima është identifikuar si një 35-vjeçar me mbiemër Alliaj, i cili ndodhej në fshat për të vizituar të afërmit e tij. Sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit. Sipas informacioneve paraprake, ai kishte shkuar tek djali i xhaxhait të tij në Gjorm, kur ka ndodhur dhe krimi. Ende nuk dihet se kush e ka qëlluar.

Ka ndërruar jetë një 35-vjeçar i cili u qëllua me armë zjarri me 6 plumba nga nje distanc nga afer mbrëmjen  e së shtunës në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ku 35- vjeçari ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka qëlluar.

Sipas banorëve, viktima është nga fshati Levan i Fierit. Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kërkimet për autorin e krimit, ende nuk dihet se cilat janë arsyet e vrasjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button