MAGAZINË

Ariana Grande tërhiqet nga muzika?

Ariana Grande ka zbuluar se do t’i japë një pushim të gjatë karrierës së saj muzikore pas publikimit të filmit “Wicked: For Good” dhe turit të saj të ardhshëm Eternal Sunshine, me 41 koncerte të planifikuara për vitin 2026.

Gjatë një interviste në podcast-in e Amy Poehler, “Good Hang”, këngëtarja 32-vjeçare tha se planet e saj profesionale do të ndryshojnë ndjeshëm pas një dekade e gjysmë të përkushtuar thuajse vetëm muzikës.

“Jam shumë e emocionuar për këtë tur të vogël, por mendoj se nuk do të ndodhë përsëri për një kohë shumë, shumë të gjatë. Ky është një ‘last hurrah’ për mua,” u shpreh ajo.

Grande paralajmëroi se pas turit do të fokusohet më shumë në aktrim — pas suksesit të saj si Glinda në “Wicked”, si dhe projekteve të tjera filmike.

Ajo do të rikthehet si Glinda edhe në “Wicked: For Good”, që del këtë të premte, dhe ka qenë e angazhuar në promovimin e filmit, përfshirë edhe incidentin kur një fans i doli përpara gjatë premierës në Singapor.

Përveç “Wicked”, Ariana ka përfunduar xhirimet për komedinë e Ben Stiller, “Focker-In-Law”, që del dy muaj pas mbylljes së turit. Grande do të shfaqet gjithashtu edhe në sezonin e ri të “American Horror Story”, i cili pritet të publikohet në Halloween-in e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button