AKTUALITETTOP-NEWS

Ermelinda Meksi “mesazh” Edi Ramës: Është momenti për reflektim, nëse nuk dëgjon…

Ish-zëvendëskryeministrja Ermelinda Meksi ka ndarë në llogarinë e saj një shprehje të kryeministrit britanik Winston Churchill, për kritikën, duke lënë dhe një opinion të saj rreth situatës në Partinë Socialiste dhe rëndësinë e kritikës.

Kritika mund të mos jetë e këndshme, por është e domosdoshme. Ajo luan të njëjtin rol si dhimbja tek trupi: tërheq vëmendjen ndaj një gjendjeje jo të shëndetshme”, është shprehja që citon Meksi, ndërsa thekson rëndësinë e saj dhe demokracinë e brendshme në një parti.

Ajo shkruan se kritika nuk është armiqësi ndaj partisë apo vendit, por një mekanizëm i shëndetshëm që paralajmëron dhe mbron nga gabimet e pushtetit.

Ky shënim i ish-kryeministres socialiste vjen në një moment kur partia dhe qeveria e drejtuar nga Edi Rama janë në momente vendimtare për shkak të pushtetit të zgjatur më shumë se një dekadë dhe goditjeve kundër korrupsion nga drejtësia të zyrtarëve të lartë.

“Eshte momenti qe PS te reflektoj thelle dhe permiresoj qeverisjen, duke krijuar pa humbur kohe mekanizma reflektimi, check & balance, transparence dhe hapësira reale për debat. Kosto e kritikes eshte me e vogel se ajo e mosdegjimit te saj, ndryshe gabimet e rreziqet do jene të pashmangshme”, përmbyll Ermelinda Meksi.

Edhe përse nuk përmend Edi Ramën apo emra të përveçëm, komenti i drejtohet dukshëm kryeministrit dhe kryetarit të PS, pasi nuk është hera e parë që figura të larta dhe të hershme të së majtës kanë kërkuar hapjen e partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button