Toska: “Kompania 4 AM e Ardit Metaliajt i transferoi Belinda Ballukut 9 mln eueo në Zvicër

Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të rënda ndaj Belinda Ballukut gjatë një interviste, ndërkohë që ajo ndodhet e pezulluar nga detyra, me pasaportë të bllokuar nga GJKKO dhe e marrë e pandehur prej javësh nga SPAK-u.
Sipas tij, një nga aferat më të mëdha është bypass-i i Tiranës me vlerë 60 milionë euro: “Është një aferë e pastër korruptive. Kompania 4AM e Ardit Metaliajt dyshohet se i ka transferuar Belinda Ballukut 6 milionë euro në llogari bankare në Zvicër,” deklaroi ai.
Ai shtoi se ish-ministrja dyshohet të ketë llogari të shumta jashtë vendit: “Bashkim Ulaj i transferonte para në llogari në Shtetet e Bashkuara, ndërsa një biznesmen tjetër dyshohet t’i ketë dërguar shuma të mëdha në Dubai,” tha më tej.
Gazetari zbuloi gjithashtu shqetësimin e shërbimeve inteligjente perëndimore: “Me burime zyrtare di që shërbimet gjermane dhe britanike janë thellësisht të shqetësuara për lidhjet e Belinda Ballukut me eksponentë të botës së krimit të organizuar. Qeveria britanike e ka ngritur këtë çështje në nivel të lartë,” nënvizoi ai.
Si shembull të këtyre lidhjeve, ai përmendi zgjedhjet në qarkun e Fierit: “Fakti që Belinda Balluku mori 12 mandate deputetësh në Fier përmes bandave kriminale tregon qartë përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në krimin e organizuar,” përfundoi gazetari.









