Fier – Ditë të nxehta vere, trafik i rënduar në rrugë qytetesh, fluks ardhje emigrantësh për të kaluar disa ditë pushime pranë familjeve.
Pikërisht kjo dukuri ka bërë që drejtues mjetesh të parkojnë vend e pa vend, mbi trotuare pasi u duket më e thjeshtë apo më e lehtë?
Kjo qytetare ka hipur majë shkallës për të çuar një tabelë prej letre që u lutet shoferave të mos parkojnë mbi trotuare pasi është vend për të lëvizur këmbësoret.
Fotot e mëposhtme janë fiksuar në lagjen “Kastriot” në Fier fare pranë stadiumit të futbollit.
Patrulla policie që qarkullojnë në katër anët e qytetit në çdo orë të ditës dhe të natës edhe në orët e pikut të vapës i bien sirenave sa bëhen të bezdisur dhe për qytetarët nuk i shikojnë këto parkime në kundravajtje apo bëjnë sikur nuk shikojnë ?!
Do ishte mirë që ligji të zbatohej njësojë për të gjithë në cdo rrugë të qytetit e për cdo qytetar që abuzon apo e shkel atë
Shikoni fotot