EKONOMI

Këshilli i Ministrave miraton shpërblimin e pensionistëve për rastin e festave të fundvitit

Këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është miratuar shpërblimi për pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.

Njoftimi i plotë nga Kryeministria

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.

Paketa e Maleve

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave vendosi:
Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, Mat dhe Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button