AKTUALITETTOP-NEWS

Berisha: Nisim protestat, nuk ndalen më pa u larguar Rama

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaron se nesër në drekë do të mblidhet kryesia e PD-së pë të vendosur datën e fillimit të protestave deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“Nesër në drekë mblidhet kryesia e PD-së. Vendoset me urgjencë për fillimin e revoltave e protestave të cilat nuk ndalen më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës. Jo!”

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Belinda Ballukun, Berisha tha se vendimi ishte i pritshëm dhe se protestat janë e vetmja mënyrë për ta larguar njeriun që ‘është në gjak për votën tonë”

Sot gjykata, e pritshme ajo ëq dihej I hoqi masën e pezullimit Lubi Ballukut. Ajo shkon në zyrë si zv/kryeministre. E mori Ramën për fyti dhe e vuri para. Se në Ankara ku bënë pazarin e tunelit të Llogarasë, nuk e mori Lubia Ramën, po Rama Lubinë. Ndaj ajo diktoi cdo gjë sot, Rama I diktoi gjykatës e I hoqi masën e pezullimit. Tani ne çfarë do të bëjmë? Do të ngrihemi e nuk do të ndalemi gjer në largimin e tyre.

Mund të mendojë ndonjëri, jo po nuk janë njerëzit?
Ata që janë gati. Po 3 mijë shqiptarë janë gati që nesër të dalin të përballen me ta. E do të shtohemi. Nuk rrihet më.

E liroi.  

Për të zgjedhur kryetari i SKAP duhet të shkojë gjithë bota aty, se e rrëmben Edi Rama. A ecet kështu?! Jo! Kemi punë me Edi Ramën është në gjak për votën tonë. O do të votojmë të lirë, ose ne do të shuhemi. Nuk mund të rrimë në funksion të një farse. Jo, ne nuk do të shuhemi do të fitojmë. Janë diktaturat ato që do të përfundojnë atje ku e kanë vendin, jo ne që luftojmë për ideale të larta të vendit” tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button