Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËIna Zhupa: Çelësi i suksesit, Sali Berisha ngjalli shpresën

Ina Zhupa: Çelësi i suksesit, Sali Berisha ngjalli shpresën

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka komentuar protestën e organizuar nga Sali Berisha. Në një prononcim për mediat, Zhupa e ka konsideruar protestën si çelësin e suksesit, duke thënë se ky është vetëm fillimi, pasi do të pasohet me një sërë protestash të tjera që kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë.

“Nuk arritën të dallonim se ku ishte fundi i lumit të qytetarëve. Unë e kam thënë edhe përpara se të bëhej protesta, masiviteti do ishte çelësi i suksesit ose i dështimit, kësaj radhe ishte çelësi i suksesit ishte protestë, masive, qytetare, fjalën më të madhe mbajtën qytetarët, por që treguan problemet reale. Këtu nis cikloni, uragani që do rrëzojë këtë qeverisje. Objektivi arrihet duke ngjallur shpresën, kurajon, shërben si fillim i nxitjes së shpresës”, tha Zhupa.

Sa i takon pjesës tjetër të deputetëve që ‘braktisën’ protestën e Berishës, Zhupa tha ishte shumica absolute e ligjvënësve demokratë, ndërsa sipas saj pjesa tjetër do t’iu bashkohet me kalimin e kohës

Kjo protestë kishte shumicën absolute të deputetëve, mund të ketë pasur ndonjë që nuk është bashkuar, duke parë masivitetin, do jetë një indikator për t’iu bashkuar lëvizjes”, vijoi ajo.

E pyetur nëse kjo protestë ishte e ngjashme me ato të organizuara nga Lulzim Basha, deputetja u shpreh se kjo protestë kishte risitë e saj. Ajo tha se qytetarëve iu la pesha më e madhe e fjalës.

“PD gjatë 9 viteve ka pasur protesta madhështore, stili dhe organizmi i kësaj proteste kishte risitë, ndryshimet. Dëgjuam shoqërinë civile, s’mund të vëmë një program se kë do shajmë dhe kë do lavdërojmë. Asnjë opozitar nuk duhet të jetë i përjashtuar nga beteja kundër Edi Ramës”, vijoi Zhupa.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME