Friday, September 22, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETReflektimi/ Baton Haxhiu: Sali Berishës i jap dorën për këtë pjesëmarrje në...

Reflektimi/ Baton Haxhiu: Sali Berishës i jap dorën për këtë pjesëmarrje në protestë!

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu ka ndryshuar qëndrim ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, pas protestës së sotme para Kryeministrisë. 

Ai është shprehur në ‘Opinion’ se i jep dorën Sali Berishës për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në protestë.

Baton Haxhiu shtoi gjithashtu se është e vështirë të organizohen tubime të tilla, si ky i 7 korrikut kundër varfërisë, vjedhjes qeveritare dhe rritjes abuzive të çmimeve nga Edi Rama, por që Berisha ia doli. 

“Një fjalë e kam. Ia jap dorën. Ia jap dorën për këtë pjesëmarrje. Nuk e prisja. Ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, por ia jap dorën sot. Vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla. S’kam ça i them më. Do flas për tubimin se kam analizën time. Sot, njeri që politikisht nuk e dua, por i jap dorën për atë çfarë ka bërë. Askush s’ka besuar. As vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë parashikuar. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim”, tha analisti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME

%d bloggers like this: