SPORT

Lara Colturi e mbyll vitin në majë

Lara Colturi e mbyll vitin 2025 me një tjetër podium në një Kupë Bote në skitë alpine, i katërti për këtë sezon. Në garën e zhvilluar në Semmering të Austrisë, kampionia qëpërfaqëson Shqipërinë, përfundoi garën duke u vendosur në vend të tretë në slalom pas emrave të mëdhenj në këtë disiplinë, Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast. Kështu, pas Levit nëFinlandë, Gurgl në Austri dhe Maleve Copper në SHBA, Colturi mbylli një vit fantastik përtë dhe skitë alpine shqiptare me një tjetër arritje në Semmering.

Ky sukses nuk ishte vetëm rezultat i talentit dhe disiplinës personale, por edhe i një modeli mbështetjeje që lidh sportin me vizionin dhe përgjegjësinë sociale të sektorit financiar.

Në këtë rrugëtim, një bankë u shfaq si një partnere që beson te potenciali afatgjatë, jo thjesht te rezultati i momentit. Marrëveshja e sponsorizimit e nënshkruar në korrik 2025 me Federatën Shqiptare të Skive për sezonin 2025–2026 konfirmoi një filozofi të qartë: mbështetjen e ekselencës, investimin te të rinjtë dhe ndërtimin e vlerave përmes sportit.

Për Larën, ky partneritet ka qenë një faktor stabiliteti dhe profesionalizmi në një sezon vendimtar të karrierës së saj. 

Kampionia shprehet se “me mbështetjen e duhur, gjithçka ështëe mundur! Është fantastike të kesh Fibank me vete!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button