SPORT

Një sukses historik për volejbollin shqiptar/ Trofeu i Champions League

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici, e lindur në Gramsh, po shkëlqen në kampionatin italian me skuadrën Megabox Vallefoglia, ku ka fituar edhe Champions League. Falë paraqitjeve të saj të shkëlqyera me Kombëtaren shqiptare, ajo ka rënë në sy të ekspertëve italianë dhe vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Në një intervistë, Bici tregoi objektivat e saj dhe të ekipit: “Synojmë të bëjmë më mirë se vitin e kaluar, të arrijmë ‘play off’-in dhe Kupën e Italisë. Personalisht dua të pozicionohem sa më lart në listën e pikëshënueseve”. Ajo nuk e fshehu krenarinë për të qenë e vetmja shqiptare që ka fituar Champions League dhe shprehu dëshirën për të fituar edhe Challenge Cup këtë vit.

Volejbollistja foli edhe për realitetin e sportit në Shqipëri, duke kritikuar mungesën e prurjeve të reja dhe rëndësinë e mbështetjes financiare: “Sporti mbetet amator dhe pa investime nuk mund të kërkohet cilësi”.

Për Kombëtaren, Bici ishte optimiste: “Pa Kombëtaren, ndoshta edhe historia ime do të ishte ndryshe. Vajzat e reja duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi, unë do të jem patjetër një suport për ekipin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button