Ahmetaj: Carlo Bollino është shqepur me para, Rama shpronësoi 2.9 mln € tokën e tij

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ato media që e mbështesin i shqep me para, kurse kundërshtarët i sulmon.
Ahmetaj akuzoi Karlo Bolinon se është shqepur në para nga Edi Rama, ndërsa denoncoi faktin se, tokën të cilën shteti e shpronësoi me 2.9 milionë euro, kreu i qeverisë ja fali Karlo Bollinos.
“Çështja e Beketit. Pse nuk e heton Altin Dumani? Çfarë problemi ka që s’e heton? Janë 130 milionë. Janë për shkak të egos perverse të kryeministrit aktual dhe SMS-ve të tij kërcënuese. Janë në dosje. Ta kërkojë mor SPAK-u, ta kërkojë dosjen në gjykatën ndërkombëtare komerciale në Nju Jork. Në dosje janë ore dhe print screen.
Në çfarë vendi ke parë ti që Irfan Hysenbelliut i premtohet privatizimi, i premtohet realokimi, dhe pastaj i shkatërrohet hoteli, vetëm se ky nuk ka qëndruar siç do ti.
Dhe në anën tjetër ti shkon shpronëson 2.9 milionë euro një zonjë, nuk e di si e ka emrin ajo zonja që ka qenë tek vetingu, nuk e di se ku ka qenë. Dhe për t’i shpronësuar një tokë me 2.9 milionë euro dhe pastaj ti shpronëson shtetin se ja jep Karlo Bolinos.
Çfarë janë këto sjellje? Njërin e merr e shkatërron, e shkrin. Këtë tjetrin e merr dhe i fal gjëra. Kam ikur unë. I kam atje. E kam kundërshtuar unë këtë gjënë e Karlo Bolinos. Ndaj ka hëngër Karlo kundër meje dhe vazhdon. Se është shkep Karlo me para. Karlo është shkep me para. Dhe rrinte aty, turp nuk i vjen.
Fenomeni është që një pronar media që ty nuk të rri, ti e shkatërron. Një pronar media që ty të rri, e kërcënon dhe i jep çfarë të duash ti. Një pronar tjetër media e bën investitor strategjik. Domethënë, si të dojë qejfi ty, se ti je Kim Jongu. Kjo është gjithë historia. Pra, po këto janë gjëra shumë të rëndësishme për t’i thënë” – tha Ahmetaj.









