
Barcelona fiton Superkupën r Spanjës, duke triumfuar 3-2 ndaj Real Madridit në finalen e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite. “El Clasico” dhuroi spektakël, ritëm të lartë dhe emocione deri në minutat e fundit.
Katalanasit zhbllokuan sfidën në minutën e 36-të me Raphinha, i cili finalizoi saktë pas asistit të Fermín Lopez. Real Madridi barazoi në shtesë me Vinicius Junior, por Barcelona reagoi menjëherë, duke rikthyer avantazhin me golin e Robert Lewandowskit pas pasimit të Pedrit. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Gonzalo Garcia barazoi shifrat në 2-2.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 72-të, sërish nga Raphinha, pas asistit të Dani Olmos. Pavarësisht kartonit të kuq për Frenkie de Jong në fund, Barcelona ruajti avantazhin dhe fitoi trofeun për të dytin vit rresht në formatin “Final Four”.









