AKTUALITET

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë, Ervin Salianji i bashkohet tubimit

Partia Demokratike po zhvillon para Kryeministrisë protestën e dytë kombëtare. I pari që e mori fjalën në podium ishte zv/kryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, i cili i bëri thirrje protestuesve që synimi i opozitës është të rrëzojë qeverinë.

Edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është sot i pranishëm në protestën e opozitës para kryeministrisë. Salianji është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij: Orest Berberi, Arbër Kola, Valbona Mëhilli dhe Ilir Vrenozi.

Kujtojmë se mes Salianjit dhe Berishës ka pasur një krisje dhe Salianji po organizon takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD. Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button