Shuplaka më e famshme në histori.

Në shekullin e 18-të, në një fshat të vogël gjerman, jetonte një fëmijë, që dukej se i shihte numrat ndryshe nga të gjithë të tjerët.
Emri i tij ishte Carl Friedrich Gauss. Ai nuk ishte thjesht i zgjuar.
Ishte diçka më shumë. Kur mësuesi bënte një pyetje, ai nuk “mendonte”, përgjigjej. Ishte sikur numrat rregulloheshin vetë në mendjen e tij, të gatshëm, të rregullt, të pashmangshëm.
Shokët e tij të klasës e shikonin në heshtje, pa pasur kohë as të provonin. Mësuesi, megjithatë, filloi të ndihej i sfiduar.
Një ditë ai vendosi ta testonte. Ose ndoshta, thjesht ta bënte të heshtte për një kohë.
Me një ton të vendosur, ai tha:
— Llogaritni shumën e numrave nga 1 deri në 100.
Ai ishte i bindur se fëmija do ta kalonte të gjithë kohën duke bërë mbledhje, njëra pas tjetrës, ngadalë. Një ushtrim i gjatë dhe i mërzitshëm, perfekt për ta mbajtur të zënë.
Por pas disa minutash, Gausi ngriti shikimin.
— 5050.
Heshtje.
Pastaj një shuplakë.
—Po tallesh me mua? Ku janë llogaritjet?
Djali nuk u zemërua, nuk e mbrojti veten. Ai buzëqeshi lehtë, me qetësinë çarmatosëse të dikujt që sheh diçka, që të tjerët ende nuk e shohin.
—Gjeta një model,” tha ai butësisht.
Dhe filloi të shpjegonte.
1 + 100 = 101
2 + 99 = 101
3 + 98 = 101
E kështu me radhë.
—Janë 50 çifte. Të gjitha janë të barabarta me 101.
50 × 101 = 5050.
Në atë klasë, në atë moment, jo vetëm që lindi një përgjigje, por lindi një ide. Një mënyrë tjetër për të parë numrat. Nga ajo intuitë do të dilte një formulë e destinuar të hynte në histori:
n × (n + 1) ÷ 2
Por mësuesi, në atë moment, nuk mund ta dinte.
Ai nuk mund ta dinte, se sapo kishte goditur me shuplakë një fëmijë, që bota do ta kujtonte si Carl Friedrich Gauss, një nga matematikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Ndonjëherë një shuplakë është vetëm një moment zemërimi.
Por gjenialiteti…
gjenialiteti është ai moment i heshtur, kur dikush sheh përtej.
Dhe ndryshon mënyrën, se si bota e kupton realitetin, përgjithmonë…
Fatmir Shqarri











