Konflikt në një lokal në hyrje të Fierit, policia shoqëron palët në komisariat

Fier – Një konflikt mes disa personash është regjistruar pak minuta më parë në një lokal në hyrje të qytetit të Fierit. Në konflikt janë përfshirë katër femra e dy meshkuj. Nuk raportohet për të lënduar, pohojnë burime informacioni për ALB365
Sapo është raportuar ngjarja, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë me automjete, duke ndërhyrë për të neutralizuar situatën. Palët janë marr jasht lokalit fillimisht për tu pyetur
Burime paraprake bëjnë me dije se efektivët kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit të dyja palët e përfshira në konflikt, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e shkakut të përplasjes.
Ende nuk dihen motivet e kësaj zënke, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për detaje të mëtejshme.









