Elisa sot është i vetmi burrë në PS” Spiropali mijëra pëlqime në Facebook

Kur vendosi t’i hedhë dorashkën Edi Ramës me sfidën “Më përjashto”, Elisa Spiropali ka ngacmuar në radhët e ndjekësve të saj një nerv të ngordhur prej vitesh, atë të debatit dhe të diskutimit të ideve, edhe kur këto bien ndesh me dëshirën e kryetarit të partisë. Ndoshta kjo është arsyeja që në statusin e radhës, pëlqimet dhe komentet janë disa mijëra. Lapsi.al lexoi disa prej tyre dhe rezulton se pjesa më e madhe e nxisin deputeten e Tiranës të flasë më shumë.
“Une e kam thene dhe po e them prap. Elisa Spiropali sot eshte i vetmi burre ne P.S. Pavarsisht se jam me bindje te ndryshme politike me te por po tregon personalitet dhe integritet politik. Bravo moj vajze” shkruan një prej komentuesve.

“Bravo për kurajon Elis! E vetmja gjë që nuk negociohet është dinjiteti, sepse është diçka që nuk ka çmim…” thotë një tjetër.
“Nuk jam dakord politikisht me ju, por ky qendrim meriton respekt. Do te doja te vinte me heret, por prape ka vlere kur dikush zgjedh te flase edhe kur nuk eshte e lehte” është komenti i radhës.
Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist, Rama e bëri të qartë se statuset në rrjetet sociale mund t’i kushtojnë karrierën Elisa Spiropalit, e cila pas vitesh të tëra talljesh dhe përçmimi publik nga kryetari ka vendosur të reagojë si pakkush tjetër në Partinë Socialiste.










