AKTUALITET

Sërish arrestime në policinë e Sarandës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur mbrëmjen e sotme një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Burimet bëjnë me dije se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Identiteti i efektivit nuk është bërë ende publik, ndërsa operacioni vijon dhe priten zhvillime të tjera në orët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button