Fermeri në Allkaj: Mungojnë tregjet, ndërsa fitimet po përfundojnë tek ndërmjetësit, prodhimi në kanal.

Fermeri i zonës së Allkaj të Lushnjes shprehet i shqetësuar për situatën e krijuar me tregtimin e prodhimeve bujqësore. Sipas tij, mungesa e tregut dhe e konkurrenca në treg ka bërë që çmimet e blerjes së produkteve të jenë shumë të ulëta krahasuar me kostot e prodhimit.
Ai pretendojnë se produktet bujqësore po blihen nga pikat e grumbullimit me çmime që nuk justifikojnë investimet dhe mundin e fermerëve gjatë gjithë sezonit.
Ndërkohë, sipas tij, fitimet më të mëdha po përfundojnë tek ndërmjetësit dhe kompanitë e tregtimit, ndërsa prodhuesit mbeten me të ardhura minimale.
Fermeri kërkonë më shumë kontroll nga institucionet përgjegjëse, transparencë në procesin e grumbullimit dhe politika mbështetëse që të garantojnë çmime më të drejta për prodhimin vendas.
“Ne punojmë tokën gjatë gjithë vitit, përballojmë kostot e larta të farërave, plehrave kimike dhe ujitjes, por në fund produkti ynë blihet me çmime që nuk mbulojnë as shpenzimet. Kjo situatë po dëmton rëndë bujqësinë dhe po dekurajon fermerët”, shprehet ai.
Fermerët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të mbrojtur prodhimin vendas dhe për të siguruar që përfitimet nga puna e tyre të mos përfundojnë vetëm në duart e ndërmjetësve.









