“La Repubblica”: Në Tiranë mijëra në rrugë për “Revolucionin e Flamingove”

Nga “La Repubblica”/ Mijëra protestues u mblodhën përsëri sot në Tiranë përpara zyrave të Kryeministrit Edi Rama për të protestuar kundër ndërtimit të një resorti luksoz prej 1.6 miliardë dollarësh, shkruan gazeta italiane “La Repubblica”.
Sipas saj, projekti, i mbështetur nga fondi “Affinity Partners” i Jared Kushner dhe Ivanka Trump, do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur natyrore dhe në ish-ishullin ushtarak të Sazanit.
Aktivistët, të cilët dolën në rrugë me flamingo të fryrë në të ashtuquajturin “Revolucioni i Flamingove”, denoncojnë shkatërrimin e ekosistemit lokal dhe mungesën e transparencës në leje.
Protestat – të cilat kanë vazhduar për më shumë se një javë – u nxitën nga shfaqja e buldozerëve dhe gardheve të parë në zonën bregdetare dhe përhapja virale e një videoje që tregonte një aktivist që largohej me forcë nga rojet private të sigurisë.









